Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pas Jamarbër Malltezit, në pranga edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

Shkruar nga Newsbomb
Pas Jamarbër Malltezit, në pranga edhe ndërtuesi Fatmir Bektashi

Biznesmeni Fatmir Bektashi, ndërtues i pallateve tek ish-kompleksi Partizani është arrestuar këtë mbrëmje me urdhër të SPAK.

Hetimet nga Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar nisën pas një kallëzimi penal të bërë në vitin 2020, nga ministri i Brendshëm Taulant Balla, në atë kohë kreu i grupit parlamentar të PS.

Në pranga ka rënë edhe Jamarbër Malltezi, ndërsa për Sali Berishën, GJKKO ka caktuar detyrim paraqitje dhe ndalim për të dalë nga Shqipëria.

Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese