Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Pamje nga dasma madhështore, vajza e Fidel Yllit i jep fund beqarisë, i pranishëm edhe Edi Rama me bashkëshorten

Shkruar nga Newsbomb
Pamje nga dasma madhështore, vajza e Fidel Yllit i jep fund beqarisë,

Pegi Ylli, vajza e presidentit të Komitetit Olimpik Kombëtar Shqiptar, Fidel Yllit, i ka dhënë fund beqarisë. Në një ceremoni madhështore ku janë bërë bashkë shumë figura të njohura, jo vetëm të fushës së sportit por edhe politikës, Pegi dhe partneri i saj, Nima Eil, kanë kurorëzuar dashurinë e tyre.

Në ambient të hapur, mes luleve dhe dekorit të menduar deri në detajin më të vogël, vajza e ish-deputetit ka shkëlqyer me fustanin e bardhë.

Mes të tjerash vëmendjen e ka marrë edhe prezenca e kryeministrit Edi Rama i cili ka qeënë i pranishëm në këtë ceremoni së bashku me bashkëshorten e tij, Linda Rama. Ata janë kapur nga fotografët teksa janë duke uruar çiftin në këtë ditë madhështore për ta e cila do të ngelet në memorien e tyre për gjithë jetën.

[gallery link="none" size="full" td_select_gallery_slide="slide" td_gallery_title_input="Pamje nga dasma e vajzes se Fidel Yllit" ids="732740,732742,732743,732744"]

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese