Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Opozita e pamëshirshme”, Linda Rama tregon debatet me kryeministrin dhe i nxjerr “sekretin”: Është debatues shumë i vështirë, por Edi reflekton

Shkruar nga Newsbomb
“Opozita e pamëshirshme”, Linda Rama tregon debatet me

Linda Rama, bashkëshortja e kryeministrit Edi Rama, ka treguar mbrëmjen e sotme në Euronews Albania mbi debatet që ka me kryeministrin. Ajo u shpreh se bashkëshorti i saj nuk ëhstë një debatues i lehtë, por e njëjta gjë vlen edhe për veten e saj.

Ajo ka treguar edhe një “sekret” të kryeministrit, pasi tha se edhe pse nuk duket, Rama reflekton. Përsa i përket shprehjes së kryeministrit se Linda është “opozita e tij e pamëshirshme”, ajo tha se është vërtetë një opozitë e vështirë, ndaj edhe kryeministri nuk fiton gjithmonë me atë.

“Edi nuk është një debatues i lehtë, është shumë i ëvshtirë. Ai e ka të lindur edhe pasionin për debatin dhe këmbënguljen për t’i qëndruar bindjeve të tij. Kjo pjesa e ruajtjes së etikës, është shumë e rëndësishme në debatet tona. Fraza “po përpiqesh të dalë e jotja” nuk vlen te ne. Edhe unë jam shumë këmbëngulëse. Unë rezistoj në emër të argumenteve të mia dhe nuk heq dorë kollaj nga një qëndrim i imi.

Edi ka shumë informacion, por mua më mungon kjo. Ai vjen me një armë shtesë dhe unë e kam shumë të ëvshtirë. Edi duket sikur nuk reflekton, dhe unë jam mësuar që mos ta pres menjëherë reflektimin. Reflektimin e tij mund ta shohësh të nesërmen, pas një jave apo pas një muaji, por ai reflekton.

Unë jam një opozitë jo e bezdisshme, por e vështirë. Nuk jam e pamëshirshme siç e ka thënë Edi. Ai nuk fiton gjithmonë me mua”, tha Linda Rama.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese