Nga Engjell Serjani
"Kultura Vllahe" shpërthen me gjithe potencialet e saj në qender të Andon Poçit të Bashkisë Gjirokastër, fshati i vetem i banuar tërësisbt nga përfaqësues të minoritetit kulturor vllah.
Ishte inisiativa e disa vllehëve të përkushtuar ndaj kultures së këtij komuniteti, F. Marku, Th. Puriqi, M. Shëngjergji dhe A. Kondi, që edhe me mbeshtetjen e fuqishme të kryebashkiakut Flamur Golemi, bashkuan vlehët e Gjirokastrës, Korçes, Kavajës, Selenicës e trevave të tjera të Shqipërisë ku ata jetojnë.
Shpirti vllah për herë të parë organizoi një festival, ku kultura dhe folklori shprehen me forcë vlerat e identitetit të këtij komuniteti që historikisht ka bashkjetuar ngushtësisht me shqiptarët.

Ky ishte vetëm fillimi i një veprimtarie që sipas organizatorëve do të transformohet në një festival të përvitshëm të kulturës vllahe.
Organizatoret, artistet interpretues dhe pjesëmarrësit nga gjithë vendbanimet ku jetojnë vllehet nê Shqipëri, sipas personalitetit të muzikologjisë shqiptare Zhani Ciko, i pranishem në këtë event, sfiduan bashkarisht kushtet e motit me shi të vazhdueshem dhe kjo sipas tij ishte dëshmia më e mirë e respektit ndaj vlerave më të mira të kulturës dhe identitetit vllah, ndoshta etnisë më të lashtë në Gadishullin e Ballkanit.
Grupet kulturore foklorike vllahe te Gjirokastrës, Korçës, Selenicës dhe Kavajej interpretuan këngë dhe rite të lashta vllahe të ruajtura dhe të përciella me fanatizëm brez pas brezi nga vllehët e Shqipërisë.

