Presidenti i Republikës, Bujar Nishani ka vlerësuar ish-kryeministrin Sali Berisha me dekoratën e “Flamurit Kombëtar”.
Dekorimi i Berishës është bërë me motivacionin: Shpirtit liridashës që iu bashkua dhe përcolli që në momentet e para frymën e lëvizjes mbarëpopullore demokratike në vitin ’90 që solli përmbysjen e regjimit më diktatorial e çnjerëzor komunist. Për rolin e tij udhëheqës në orientimin, përparimin dhe forcimin e idealeve dhe parimeve të sistemit demokratik në rrugëtimin e Shqipërisë drejt familjes së madhe euro-atlantike.
Së bashku me Berishën, janë dekoruar edhe Musine Kokalari dhe Lëvizja Studentore e Dhjetorit.
Në faqen e Presidencës thuhet se “Dekorata e flamurit kombëtar” u jepet personaliteteve shqiptare dhe të huaja për merita të jashtëzakonshme për lartësimin e shtetit dhe të kombit shqiptar.
