“Future2Tech 2023”, ka ardhur për herë të parë këtë vit në Shqipëri. Kjo është një mundësi perfekte për kompanitë shqiptare në fushën e teknologjisë që të marrin pjesë dhe të pasqyrojë nismat, përpjekjet, bashkëpunimet, mundësitë dhe sfidat e kësaj fushe, si në shërbimin publik edhe atë privat.
Panairi që do të mbahet në datat 21-22 Shtator në Pallatin e Kongreseve dhe është bërë i mundur nga Iceberg Communication dhe AlbaniaTech.
Organizatorët e eventit bëjnë të ditur se krahas qindra brandeve dhe kompanive vendase e ndërkombëtare, Future2 Tech do të sjellë edhe disa evente për të mos u humbur. Në panelet e parashikuar në dy ditët e eventit, do të diskutohet nga liderë të biznesit, vendas dhe të huaj, për teknologjinë në edukim, fintech, risitë në treg, AI, etj.
Panairi i teknologjisë pritet të krijojë mundësi të reja ndërveprimi mes sipërmarrjeve të kësaj fushe, si dhe rritjen e shfrytëzimin e teknologjisë në të gjitha proceset tona krijuese.
Enejda Sheku, CEO e Iceberg Communication, tregon se ky event, “ka ngjallur një interes të veçantë, sidomos mes kompanive të lidhura me teknologjinë, qoftë për produktet hardëare, ashtu dhe për produktet dhe shërbimet softëare. Ne, si organizatorë jemi shumë entuziastë rreth nivelit të pjesëmarrësve në panair. Mes pjesëmarrësve, partnerët mbështetës janë kompanitë lider në teknologji, jo vetëm për Shqipërinë dhe rajonin, por edhe më gjerë.”
“Partnerët dhe ekspozuesit tanë synojnë të prodhojnë vlerë për panairin në nivel multidimensional, jo vetëm duke prezantuar shërbimet dhe produktet e tyre inovatore, por duke organizuar forume e prezantime të rëndësishme për informimin dhe ndërgjegjësimin e komunitetit të profesionistëve, e më gjerë. Kjo është edhe pjesë e misionit të AlbaniaTech për të bashkuar dhe aktivizuar të gjithë aktorët e Ekosistemit Shqiptar të Inovacionit”. - u shpreh Gerti Boshnjaku, themelues dhe drejtues i AlbaniaTech.org.
Mes fushave pjesëmarrëse, do të dominojnë kompanitë që ofrojnë shërbime softëare, fintech, gaming etj. Por, nuk mbeten prapa dhe kompanitë më në zë për produkte hardëare, gjithashtu me pajisje si printera, VR, etj. Panairi nis me Ceremoninë e Hapjes në orën 11:00, që hap siparin e dy ditëve të ngjeshura me takime dhe aktivitete, për të vijuar më pas me një panel drejtuesish të kompanive më të mëdha në vend për një Business Leaders Talk. Në takimin që organizohet në zonën e eventeve, drejtuesve të bizneseve teknologjike do të rrëfejnë vizionin e tyre për të ardhmen e teknologjisë.
Folës ndërkombëtarë, siç është z. Sirous Kavehercy, do të jenë pjesë e eventit, ku do të informojnë me informacione interesante rreth fushës së teknologjisë, inovacionit dhe edukimit si shtyllat kyçe të panairit në tërësi. Shumë ngjarje do të ketë në zonën e Eventeve, e pozicionuar në qendër të sallës së panaireve. Në çdo orar ka aktivitete në formën ëorkshop, forum, panel diskutimi, etj.
Nëse jeni më shumë të interesuar për produktet, ka një zonë tjetër në panair që e quajtur Demo Zone, ku do të bëhet prezantimi i produkteve dhe shërbimeve dhe që do të jetë live streaming gjatë gjithë kohës. Ditën e dytë do të organizohet një konferencë e tërë dedikuar mbi Cyber Security, organizuar nga Bsides Tirana, në katin -1 te Pallatit të Kongreseve.
Agendën e plotë mund ta shkarkoni në linkun KËTU