Një merkato e çmendur deri tani dhe 210 milionë euro të shpenzuara duket se nuk janë të mjaftueshëm për skuadrën e Milanit. Tekniku i kuqezinjve, Vincenzo Montela, në një intervistë për “Gazzetta dello Sport” ka zbuluar tre objektivat e rinj të skuadrës së tij.
Për Montelën, synimi parësor është blejra e një sulmuesi klasi, në listën e të cilit janë Aubumejang, Beloti dhe Kalinic, pa përjashtuar dhe emra të tjerë,
Ndërkohë trajneri i Milanit ka vlerësuar maksimalisht dhe punën e bërë nga Fasone dhe Miranbeli, duke theksuar se qershia mbi tortë e merkatos ishte blerja e Bonuçit.
Sondazh
Poll
