Tirana
clear sky
22.5 ° C
22.5 °
22.5 °
68 %
2.1kmh
0 %
Enj
40 °
Pre
39 °
Sht
39 °
Die
42 °
Hën
37 °
E enjte, 29 Korrik, 2021

Meta kujton 76-vjetorin e themelimit të shkollës ushtarake “Skënderbej”: 36 mijë të rinj u brumosën me virtytet më të larta patriotike

spot_img
spot_img

Lajme të ngjashëm

Presidenti Ilir Meta ka bërë një postim në rrjetet sociale ku ka shprehur vlerësimin e tij për Shoqatën Kombëtare “Skënderbegasi”.

Meta dekoroi disa prej themeluesve, mësuesve e kuadrove të dala nga kjo Shkollë, Petrit Murzaku, Thoma Kromidha, Kristaq Çito, Qirjako Dhima, Sherif Çiçiku, Mëno Dedaj, Shpendi Topollaj e Arta Raveli, të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore kanë dhënë ndihmesë të vyer për transformimin e ushtrisë dhe zhvillimin cilësor të fushave ku kontribuan pas studimeve.

Meta shkruan se këta persona janë edukuar me ndjenjat më të larta të atdhedashurisë, Skënderbegasit ishin dhe mbeten të parët në çdo shërbim dhe sakrificë për zhvillimin, demokratizimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë, duke spikatur edhe sot me besnikërinë e tyre ndaj Atdheut.

Postimi i plotë:

Si sot, 76 vjet më parë, më 28 mars 1945, çeli për herë të parë portat e saj një institucion tepër prestigjoz e dinjitoz i arsimit dhe i edukimit të profesionistëve të ardhshëm të Forcave tona të Armatosura dhe e talenteve të jashtëzakonshëm në art, kulturë e veçanërisht në sport: Shkolla e Pionerëve të Luftës, që më pas u quajt, Shkolla e Mesme Ushtarake “Skënderbej”.

Me emrin e Kryeheroit tonë, ky institucion, për dekada me radhë u shndërrua në simbolin e nderit, të krenarisë dhe të dinjitetittë ushtrisë shqiptare, ku mbi 36 mijë të rinj u rritën, u edukuan dhe u brumosën mecilësitë e virtytet më të larta patriotike dhe njerëzore, për të spikatur në të gjitha fushat.

Ndaj sot është dita për t’ju shprehur mirënjohjen, falënderimet dhe respektin më të thellë të gjithë “Begsave”, për kontributin e çmuar të dhënë për ngritjen, konsolidimin e modernizimin e institucioneve tona të sigurisë kombëtare e deri për ndihmesën e vyer të dhënë për anëtarësimin e Shqipërisë në NATO; për ndërtimin e veprave më të mëdha publike, nga ato hidro-energjitike me në krye Fierzën, tek rrugët e hekurudhat; për zhvillimin e shkencës, artit e kulturës shqiptare; si dhe për rezultatet e shkëlqyera sportive që ngritën lart flamurin kuqezi në arenat ndërkombëtare duke na kanë bërë krenarë të gjithëve.

Në nderim të kësaj ngjarje të shënuar, që përkujtojmë sot, pata privilegjin të vlerësoj Shoqatën Kombëtare “Skënderbegasi”, si dhe disa prej themeluesve, mësuesve e kuadrove të dala nga kjo Shkollë, Petrit Murzaku, Thoma Kromidha, Kristaq Çito, Qirjako Dhima, Sherif Çiçiku, Mëno Dedaj, Shpendi Topollaj e Arta Raveli, të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore kanë dhënë ndihmesë të vyer për transformimin e ushtrisë dhe zhvillimin cilësor të fushave ku kontribuan pas studimeve.

Të edukuar me ndenjat më të larta të atdhedashurisë, Skënderbegasit ishin dhe mbeten të parët në çdo shërbim dhe sakrificë për zhvillimin, demokratizimin dhe mbrojtjen e Shqipërisë, duke spikatur edhe sot me besnikërinë e tyre ndaj Atdheut.

Më shumë

spot_img
spot_img