Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Sporti

I padobishëm për Mourinhon, Inter bën gati ofertën për Mkhitaryan

Shkruar nga Newsbomb

Inter është duke kërkuar përforcime në merkato dhe një nga emrat më të përfolur është ai i Mkhitaryan. Ky i fundit duket se nuk është më i preferuar nga trajneri Mourinho dhe për këtë arsye ka zgjedhur që të lëvizë në një tjetër skuadër.

E para në radhë për të siguruar shërbimet e armenit deri më tani mbetet skuadra italiane e Inter. Zikaltërit janë të interesuar për një lojtar që të organizojë lojën dhe të furnizojë Ikardin me sa më shumë topa.

Por një problem në  këtë pistë të merkatos mbetet paga e Mkhitaryan, e cila është relativisht e lartë për financat e Inter.

Por lidhur më këtë pikë, mediat angleze bëjnë me dije se Mkhitaryan është i gatshëm që të sakrifikojë nga paga e tij vetëm që të transferohet te Inter që do t’i garantonte atij minuta të sigurta në fushë.  

Formula e transferimit të armenit te Inter do të ishte një huazim me detyrim blerje në janarin e 2019-ës.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese