Një 26-vjeçar nga Saranda ka denoncuar në Komisariatin e policisë një kërcënim që ka ardhur në adresë të tij.
Mësohet se i riu me iniciale L. SH., 26 vjeç ka deklaruar në polici se poshtë banesës ka gjetur një zarf, brenda të cilit kishte një letër kërcënuese dhe një plumb.
Policia ka nisur hetimet për veprat penale “kanosje” dhe “mbajtje pa leje të municionit luftarak”.
Sondazh
Poll
