Gazetari i njohur i kronikës, Flamur Vezaj ka ndarë detaje të reja lidhur me arrestimin e papritur të Liam Osmanit.
Ai shkruan se Liami nuk është ndalur nga policia në Rinas, pavarësisht se ishte dënuar me 2 vite e 6 muaj burg.
"Ky vip-si mashtrues qenka denuar ne shkurt te 2022 dhe Vetem tre muaj pas ketij vendimi, ne maj 2022 prokuroria e ka leshuar urdherin e ekzekutimit te denimit ndaj mashtruesit! Pas ketij urdheri, policia ne gjume!!!! Them ne gjume, pasi Edhe Pse kishte Nje vendim denimi, ky denim apo urdher arresti Nuk eshte pasqyruar ne sistemin TIMS, ne ate sistem qe e kopjuan dhe e vodhen para disa muajve (asnje pergjegjes)! Pra Nuk vendosen urdherin e arrestit ne sistem, duke bere Qe ky vip-si mashtrues te hy e te dal sa here donte nga Shqiperia! Te fundit 10 dite me pare, thone, dhe nepermjet pikes se kalimit kufitar te Rinasit!
Edhe Pse ne kerkim ai Nuk ndalohet ne Rinas! Por ne momentin Qe del para kamerave, e ne emisionin me te pa edukuar ne Shqiperi, kujtohet prokurori ceshtjes!! Po Po, atehere prokurori i reformes se re kujtohet pasi e sheh ne TV dhe fillon te interesohet per urdherin e arrestit Qe ishte pluhrosur ne zyrat e policise!
Pas disa telefonatave te prokurorit Dhe ridergimin e vendimit te denimit ne polici, keta te fundit fillojne paraden e radhes per arrestimin e vip-sit mashtrues! Pra Kjo tregon se ku Eshte degdisur drejtesia e re dhe niveli i bashkpunimit me policine e vjeter!
Pa hy Ketu se cfare vlera Po promovon emisoni me i pa edukuar ne Shqiperi ku vec fjalorit e nivelit ordiner/e te disa personazheve aty, promovon te denuar per dhune ne familje apo Edhe mashtrues tipik te diteve te sotme!" shkruan gazetari.
Kujtojmë se sot policia njoftoi se Strukturat e Forcës së Posaçme për Operacionet Speciale dhe Kërkimin janë futur në BBV3 dhe kanë ndaluar Liam Osmanin, i cili mbrëmë u bë pjesë e këtij realityshow.
Policia njofton se Prokuroria e Tiranës, më datë 09.05.2022, ka dërguar urdhrin për ekzekutimin e vendimit penal të datës 23.02.2022, për dënimin e këtij shtetasi me 2 vjet e 6 muaj burgim për veprën penale “Mashtrimi”.
Liam Osmani në vitin 2019, nëpërmjet mashtrimit, ka përvetësuar 17 bileta turistike për në Gjermani, për të cilat nuk ka kryer pagesat përkatëse.