Ditën e sotme në orën 19:00 do të mbahet protesta e Partisë Demokratike në kryeqytet, teksa kreu demokrat Sali Berisha ka deklaruar shpeshherë ditët e fundit se “gjendet në kilometrin e fundit”.
Prej kohësh tashmë Partia Demokratike organizon protesta kombëtare, të cilat “synojnë” rrëzimin e Kryeministrit. Ato nisin paqësisht dhe më pas agravojnë në përdorimin e molotovëve dhe përplasjes me policinë.
Duke filluar që prej orës 3 të pasdites së ditës së sotme, e deri në përfundim të tubimit, do të bllokohet lëvizja e automjeteve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga kryqëzimi afër Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.
