Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka bërë me dije se po zhvillon një vizitë zyrtare në Abu Dabi, disa ditë pasi vizitoi Romën dhe Barcelonën.
Rama u shpreh se vizita e tij vjen në një kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik. Kryeministri thekson se vendet e rajonit të Lindjes Mesme, janë bërë “shënjestër e një konflikti dhe hakmarrjeje të verbër”, ndërsa vizita e tij synoi të përcjellë mbështetje dhe solidaritet të drejtpërdrejtë me Emiratet e Bashkuara Arabe.
“Abu Dabi, për të shprehur drejtëpërdrejtë solidaritetin vëllazëror me Emiratet e Bashkuara Arabe dhe mikun e shtrenjtë, Presidentin Sheikh Mohammed Bin Zayed, në këtë kohë të trazuar për vendet mike të Gjirit Arabik, të cilat jam i bindur se do të dalin më të forta se kurrë më parë nga sprova e një konflikti ku u bënë shënjestër e hakmarrjes së verbër të një shteti të mbetur në një qoshe të errët të historisë”, shkroi Rama.
