Si sot 13 vite më parë, u bë nënshkrimi i Marrëveshjes së Parë të Brukselit mes Kosovës dhe Serbisë, një dokument ky i rëndësishëm i cili synonte normaliznimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.
Më 19 prill 2013, atëherë kryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi, dhe homologu i tij serb, Ivica Daçiq, nënshkruan marrëveshjen 15-pikëshe me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian. Në këtë marrëveshje përfshiheshin një sërë pikash kyçe si themelimi i Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, organizimi i zgjedhjeve lokale në përputhje me ligjet e Kosovës dhe standardet ndërkombëtare, si edhe integrimi i strukturave të sigurisë dhe drejtësisë në veri në kuadër të institucioneve të Kosovës.
Po ashtu përmes këtij dokumenti parashihej që të dyja palët të mos pengojnë njëra-tjetrën në rrugën drejt integrimit evropian.
Pas më shumë se një dekade tashme, Marrëveshja e Brukselit vijon të jetë pikë referimi në procesin e dialogut Kosovë-Serbi, megjithëse zbatimi i saj është hasur shpesh me vështirësi dhe debate të vazhdueshme politike.
