Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

EMRI / 'Derën e PD-së e shkelmoi NARKOTRAFIKANTI që e kërkon drejtësia BRITANIKE!' Basha: Të arrestohet menjëherë! E shoqëronte ish-oficeri...

Shkruar nga Newsbomb
EMRI / 'Derën e PD-së e shkelmoi NARKOTRAFIKANTI që e

Derën brenda selisë së PD-së e shkelmoi një person me precedentë të rëndë kriminalë, i kërkuar nga drejtësia Britanike.

Bëhet fjalë për hasianin Fatjon Dautaj, apo Fatjon Dauti, i akuzuar si një prej trafikantëve më të mëdhenj të drogës në Britaninë e Madhe.

Kreu i PD-së Lulzim Basha tha se Dautaj shoqërohej nga Dritan Berisha një ish-oficer i policisë, me lidhje familjare me të. Basha kërkoi që prokuroria të veprojë për arrestimin e menjëhershëm të Dautajt.

“Prej Sali Berishës, sot po merremi prap me Sali Berishës, i cili po zbrazet mbi dyert, i shoqëruar nga Fatjon Dautaj, narkotrafikanti i kërkuar nga drejtësua britanike.

Në praninë e një familjari të tij, ish-oficer i policisë Dritan Berisha, një simbiozë e tmerrshme. PD i kërkon Prokurorisë të veprojë, ta arrestojë dhe të nisë menjëherë procedurat për ekstradimin në Britaninë e Madhe”, tha Basha.

Sakaq, PD ka bërë kallëzim penal për hyrjen në PD dhe shkelmimin e derës ku mbajti mbledhjen Sali Berisha me komisionin e tij të rithemelimit.

Momenti kur Dautaj shkelmon derën brenda selisë së PD:

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese