Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

“Merrni 61 bashkitë dhe mos u fryni”, Saimir Korreshi shpërthen në Kuvend: Pensionistët s’kanë lekë për dasma e xhenaze, mezi mbajnë frymën gjallë

Shkruar nga Newsbomb
“Merrni 61 bashkitë dhe mos u fryni”, Saimir Korreshi
Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi

Deputeti i Partisë Demokratike, Saimir Korreshi gjatë fjalës së tij, ka shpërthyer nda deputetëve të mazhorancës dhe qeverisë, teksa tha se Zvërneci ishte pika që derdhi gotën për arrogancën e tyre.

Korreshi tha se gjendja ekonomike shqiptarëve është ë e rënduar teksa tha se pensionistët luten që të mos ftohen në dasmë dhe xhenaze, pasi nuk kanë të ardhura dhe mbahet me lekët e fëmijëve.

Zvërneci ishte pika që derdhi gotën për arrogancën tuaj. Ajo tërheqja zvarrë është piktura më e shëmtuar që i keni dhënë këtij vendi në 13 vite pushtet. Ka të majtë e të djathtë në protestë.

Flisni për pensionet, por a i keni pyetur ndonjëherë pensionistët se si e mbyllin muajin? Kam pyetur nënën time, merr 128 mijë lekë të vjetra. Cila Europë të fut me 100 euro? Nuk pret dot as biletën e avionit. Cila Europë të fut me 100 euro, spret dot biletën e avionit. Njerëzit thonë ishalla sme ftojnë në dasëm se s’kanë lekë të shkojnë në sebepe e xhenaze, e mbajnë frymën gjallë me atë që u sjellin femijet”, tha ai.

Po ashtu Korreshi ironizoi deklaratat nga mazhoranca, për fitore politike në të gjitha bashkitë e vendit, teksa tha se le t’i marrin dhe të

Ju që thoni do të marrim 61 bashki, merrini e mos u fryfshi. Shikoni sa ndihmë ekonomike marrin njerëzit, 27 mijë lekë. Nuk mban dot frymën gjallë. Duhet të dëgjojmë ulërimat e tyre dhe të shihemi në pasqyrë për të parë çfarë është bërë në këto 30 e ca vite. Prandaj janë derdhur në shesh, sepse u tregoni arrogancë dhe ua përplasni dyert në fytyrë në zyrat e shtetit”, tha ai.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese