Hapësire reklamuese

Politikë

Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk ka asnjë të drejtë të bëjë propozime të tilla

Shkruar nga Newsbomb
Drafti i Ramës për Asociacionin, Vuçiç: Nuk ka

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, ka reaguar për herë të parë lidhur me draftin e popozuar nga kryeministri Edi Rama për Asocacionit e komunave në veri të Kosovës.

Në një intervistë të dhënë për televizionin serb, Vuçiç tha se Rama nuk ka asnjë të drejtë të bëjë një propozim të tillë. Më tej, presidenti serb shtoi se Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb, prandaj dhe nuk është i autorizuar të hartojë draft-statitun e Asocacionit të komunave të shumicës serbe.

 “Me sa di unë, Edi Rama nuk është anëtar i Ekipit Drejtues Serb. As (kryeministri i Kosovës Albin Kurti, i cili duket se dëshiron të bëhet pjesë e atij ekipi, pasi edhe ai ka diçka të shkruar, por nuk ka të drejtë ta ketë të shkruar”, tha Vuçiç.

Drafti i Asocacionit i propozuar nga Rama nuk u prit mirë as nga pala kosovare të cilët thanë se nuk i kanë kërkuar ndihmë kryeministrit shqiptar lidhur me këtë çështje.

Ditën e djeshme, në ditëlindjen e 32-të të Partisë Socialiste, Rama foli edhe për situatën në veri të Kosovës. Ai tha se ndonëse dy palët nuk kërkojnë ndihmë dhe refuzojnë qëndrimet e mbajtura nga palët e tjera, theksoi se rajoni nuk është vetëm i tyre dhe se një luftë nuk është n favor të askujt.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese