Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Diskreditoi figurën e gjyqtarit”, ILD kërkon pezullim dhe shkarkim të Enkeleda Kapedanit, dorëzon kërkesën në KLGJ pas videove “skandaloze” në Tik Tok

Shkruar nga Newsbomb
“Diskreditoi figurën e gjyqtarit”, ILD kërkon pezullim dhe

Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Artur Metani ka dorëzuar në KLGJ kërkesën për pezullim dhe shkarkim nga detyra të magjistrates së Elbasanit, Enkeleda Kapedani.

Sipas ILD, veprimet e saj diskreditojnë rëndë figurën e gjyqtarit. Kërkesa vjen pas publikimit të disa videove që gjyqtarja kishte publikuar në rrjetin social Tik Tok.

Pamjet ishin filmuar me celular si në zyrën e saj në Gjykatën e Elbasanit, ku ishte nënkryetare në detyrë, ashtu dhe në ambiente të tjera në makinë apo gjetkë.

Ajo mohoi publikimin e videove dhe ekzistencën e profilit të saj në “Tik Tok” duke thënë se pamjet janë të montuara.

Lexo edhe: Gazetarja i nxjerr të tjera “sekrete” Enkeleda Kapedanit: Organizonte shortin brenda në Gjykatë

Lexo edhe: VIDEO/ Nga Miss Shqipëria në Gjykatën e Elbasanit, kur gjyqtarja Enkeleda Kapedani sfilonte në moshën 18 vjeçare

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese