Ish-banori i Big Brother VIP, Alfio Rrotani teksa ishte brenda “shtëpisë së madhe” ka folur për divorcin nga ish-partnerja e tij, Fatma Methasani.
Gjatë një bisede me Meri Shehun dhe Fation Kuqarin, banori i Big Brother Vip ka rrëfyer se si ka përjetuar ndarjen nga Fatma, me të cilën ka një djalë. Në bisedë e sipër, Alfio tha se e ka vuajtur shumë ndarjen, por nuk zbuloi arsyen e ndarjes.
Mirëpo këtë bisedë nuk e ka lënë pa e komentuar ish-bashkëshortja e Alfios. Fatma ka ndarë disa rrjeshta të një fragmenti nga një libër ku thuhet: "Njerëzve u pëlqen vërtet të përdorin të kaluarën për t'u dukur më mirë ose për të bërë të tjerët të duken më keq”.
Duhet ky një thumb ndaj Alfios, i cili foli për divorcin nga ish-bashkëshortja. Kujtojmë që Rrotani u eleminua mbrëmë nga BBV, duke hequr dorë përfundmisht nga çmimi i madh.