Një debat i ashpër u zhvillua mbrëmë në Prime-n e Big Brother Vip 3. Protagonistë në këtë situatë ishin Roza Lati dhe Meriton Mjekiqi. Gjithçka ndodhi pasi djali i këtij të fundit u përmend nga Roza.
Kjo filloi pasi Meritoni i përmendi moderatores qenin e saj që i ka ngordhur. Situata më pas ka eskaluar, ku dhe tema kryesore e debatit ishte pikërisht djali i Meritonit.
Kjo temë nuk ka shpëtuar pa u komentuar edhe nga ish-futbollisti dhe ish-banori i shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Klodian Duro. Duro ka ironizuar veprimin e Roza Latit me anë të një postimi në profilin e tij në Facebook.
“Sa të ketë padronin qeni me emrin Roza, do vazhdojë përpara sat i bien dhëmbët. Pastaj me gjuhë do lëpijë €urot dhe do ngordhi”, shkruan Klodian Duro, përbri një postimi të bërë nga gazetari, Dritan Laci.