
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenksy ka uruar publikisht presidentin e ri të SHBA-së, Donald Trump.
Në një postim të “X”, Zelensky shkruan se kjo ditë për Amerikën është një ditë ndryshimi dhe shprese me qëllim zgjidhjen e shumë problematiave botërore. Ndër të tjera Zelensky thotë se pret që marrëdhëniet e Amerikës dhe Ukrainës të jenë solide dhe me një bashkëpunim reciprokisht të dobishëm.
Teksa uron Trump dhe shpreson për vendosjen e një paqe afatgjatë dhe të drejtë për Amerikën, presidenti ukrainas shprehet i hapur për të punuar së bashku për të siguruar demokracinë si dhe për të punuar bashkarisht për stabilitet dhe rritje të madhe ekonomike për dy vendet.
Postimi i plotë i Zelenskyt:
Përgëzoj Presidentin Trump dhe popullin amerikan për inaugurimin e Presidentit të 47-të të Shteteve të Bashkuara. Sot është një ditë ndryshimi dhe gjithashtu një ditë shprese për të zgjidhur shumë probleme, përfshirë sfidat globale.
Presidenti Trump është gjithmonë vendimtar dhe politika e paqes përmes forcës që ai shpalli ofron një mundësi për të forcuar udhëheqjen amerikane dhe për të arritur një paqe afatgjatë dhe të drejtë, e cila është një përparësi kryesore.
Ky shekull po formohet pikërisht tani dhe ne të gjithë duhet të punojmë së bashku për të siguruar që të jetë një shekull i madh dhe i suksesshëm për demokracitë dhe jo për ata që duan që ne të dështojmë.
Ju urojmë fat, President Trump! Ne presim një bashkëpunim aktiv dhe reciprokisht të dobishëm. Ne jemi më të fortë së bashku dhe mund të sjellim siguri, stabilitet dhe rritje ekonomike më të madhe për botën dhe për dy kombet tona.