Drejtori ekzekutiv i Ryenair Michael O’Leary tha në në deklaratë se lufta në Lindjen e Mesme dhe administrata Trump po mbajnë çmimet e karburantit të larta. Ai shtoi se ky është një kërcënim për 10-20% te furnizimit, edhe pse momentalisht nuk ka rrezik.
"Për momentin, kompanitë e naftës thonë se nuk ka rrezik për furnizim me karburant në maj, por për qershorin nuk jemi të sigurt", tha Michael O'Leary, sipas gazetës Il Sole 24 Ore.
"Për sa kohë që lufta në Lindjen e Mesme vazhdon dhe Trump vazhdon ta keqmenaxhojë atë kaq keq, çmimet e karburantit do të mbeten në mënyrë të pashmangshme të larta. 10-20% e furnizimit tonë me karburant është në rrezik", shtoi ai.
Drejtori ekzekutiv i Ryenair Michael O’Leary shprehu dyshimin se në të ardhmen njerëzit do të fillojnë të hezitojnë për rezervime në të ardhmen edhe pse deri tani kërkesa për udhëtime ka qenë e lartë sidomos gjatë periudhës së Pashkëve.
“Kërkesa për udhëtime ishte shumë e lartë, gjatë periudhës së Pashkëve, po shohim një rënie të çmimeve për momentin për qershorin, korrikun dhe gushtin Besojmë se njerëzit hezitojnë të rezervojnë. Nëse fluturimi anulohet për shkak se nuk ka karburant në aeroport, kjo është qartësisht një rrethanë e jashtëzakonshme: pasagjeri, pra, nuk ka të drejtë për kompensim”, shpjegoi ai.
Sipas mediave vendi më i rrezikuar për anulimet e fluturimeve në të ardhmen do të jetë Britania e Madhe, pasi furnizohet nga Kuvajti, i cili është prekur drejtpërdrejt nga mbyllja e Ngushticës së Hormuzit.
“Nëse vazhdon dhe çmimi i naftës arrin në 150 dollarë për fuçi, “dy ose tre linja ajrore evropiane mund të falimentojnë në tetor ose nëntor, të tilla si Wizz Air dhe Air Baltic. Është mirë për biznesin tonë, sepse do të ketë më pak konkurrencë”, komentoi ai.
