Ministri i Jashtëm turk Hakan Fidan, ka mbajtur një konferencë për mediat ditën e sotme, gjatë së cilës ka deklaruar se si Irani ashtu edhe SHBA kanë vullnetin për të vazhduar bisedimet për t'i dhënë fund luftës, por mbeten një numër pikash mosmarrëveshjeje.
“Ata tani janë në një fazë kritike të negociatave. Ajo që është mirë është se ata vazhdojnë negociatat dhe kanë vullnetin për të vazhduar negociatat”, tha ai. Teksa më tej shtoi se u takua me përfaqësues të SHBA-së, Iranit dhe Pakistanit, për të diskutuar se si Turqia mund t’i mbështeste ata.
Fidan tha se armëpushimi dyjavor midis Iranit dhe SHBA-së, që pritet të skadojë të martën, duhet të zgjatet për t'u dhënë të dyja palëve më shumë kohë për të zgjidhur pikat e ngërçit.
“Ata kanë një listë të gjatë problemesh për të zgjidhur dhe jam optimist se do të jenë në gjendje t’i zgjidhin ato”, shtoi ai.
