Partizani do të jetë nga pretendetët kryesor këtë vit për të marrë kurorën e kampionit të Shqipërisë në sezonin e ardhshëm.
Kjo gjë konformohet dhe nga merkato e verës që ka bërë kjo skuadër, ku në përbërjen e saj janë shtuar disa lojtarë cilësor si Çani, Adorjan etj.
Por mesa duket “klubi i kuq” nuk është mhaftuar me kaq pasi së fundmi “demat” kanë bërë edhe një goditje për mesin e fushës.
Bëhet fjalë për mesfushorin e talentuar Alban Sulejmani. 19-vjeçari ka qenë në pronësinë e Legias së Varshavës. Polakët e blenë kartonin e tij në vitin 2015 nga maqedonasit e Renovës, ku Sulejmani arriti të shkëlqejë, edhe pse në moshë shumë të re, shkruan “vipsport”.
Mesfushori maqedonas është gjithashtu pjesë e kombëtares U-19 të Maqedonisë.
Klubi i Partizani ka gjetur marrëveshjen me Legian, duke marrë blerë edhe kartonin e tij.
