Tirana
clear sky
16 ° C
16 °
16 °
72 %
2.1kmh
0 %
Die
26 °
Hën
25 °
Mar
25 °
Mër
19 °
Enj
20 °
E diel, 9 Maj, 2021
spot_img

Blinte vota me kandidatin e LSI-së, Policia e Tiranës arreston sekeserin 30 vjeçar, shpallet në kërkim Etjon Joka; Çështjen e merr SPAK

spot_img

Lajme të ngjashëm

Elis Babo, personi i cili shfaqej duke blerë vota me kandidatin për deputet të LSI në Tiranë Etion Joka, është arrestuar nga Policia e Tiranës, pasi SPAK e akuzon për veprën penale “Korrupsion pasiv në zgjedhje”.

Dje, i afërmi i Elis Babos i identifikuar si Edison Babo doli në deklaratë urgjente nga Drejtoria e Policisë me ish-drejtoreshën e Tatimeve Brisida Shehaj, duke thënë se video ku Etion Joka shfaqej duke blerë vota ishte montazh i mediave.

Sipas njoftimit, Blutë e Tiranës bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit Edison Babo 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin Etion Joka 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Edison Babo tha dje se autori i kamerës së fshehtë, Elis Babo, ishte djali i xhaxhait të tij dhe pamjet i kishte filmuar pasi ka qenë “i shantazhuar”.

Njoftimi i policisë:

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Korrupsionit në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë bënë ndalimin për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”, të shtetasit E. B., 30 vjeç, si dhe shpallën në kërkim për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”,” shtetasin E. J., 32 vjeç, kandidat për deputet i një subjekti politik për qarkun e Tiranës.

Në kuadër të procedimit penal, datë 23.04.2021 të SPAK dhe bazuar në pamjet filmike të transmetuara në media dhe  rrjete sociale, këta dy shtetas janë të dyshuar për një rast korrupsioni në fushatën zgjedhore.

Shërbimet e Policisë kanë ushtruar disa kontrolle por deri tani nuk është bërë e mundur kapja e shtetasit E. J.

Materialet proçeduriale iu kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, në ngarkim të shtetasit E. B., për veprën penale “Korrupsioni pasiv në zgjedhje”,  dhe në ngarkim të shtetasit E. J., për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img