Tirana
few clouds
10.3 ° C
10.3 °
10.3 °
66 %
2kmh
20 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
22 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

U kap duke blerë vota në Tiranë, reagon Etion Joka i LSI-së: Montazhe të sajuara të mediave, çështjen do ta ndjek në rrugë ligjore

spot_img

Lajme të ngjashëm

Etion Joka, kandidat i LSI për deputet në Tiranë, reagon pas video flagrante të publikuara në media ku ai shfaqej duke blerë vota për partinë në të cilën aderon dhe për veten.

Sipas Jokës, pamjet janë të montuara nga Top Channel, media e cila publikoi investigimin për blerjen e votave në Tiranë.

Reagimi i Etion Jokës:

Më vjen keq që media që unë që fëmijë kam adhuruar, Top Channel, është marrë peng nga banda e inceneratorëve duke u kthyer në Fake Channel.

Banda e Inceneratorëve sajon montazhe të paqëna, për arsye se unë jam ballë për ballë me Alqi Bllakon, kandidatin e bandës së inceneratorëve.

Duke parë që Alqin se voton më njeri se ndërkohë që shqiptarët janë pa punë, ai i jep babait të tij 10 milionë lekë në muaj rrogë shteti, Banda e Inceneratorëve sajon, monton, tenton, por e kanë të kotë.

Fundi i montazheve ka qenë i turpshëm ashtu siç do jetë dhe fundi i Rilindjes në 25 Prill. Çështjen e këtij montazhi do ta ndjek edhe në rrugë ligjore pas 25 Prillit. Deri në 25 prill përpara të bëjmë çdo gjë për fitoren e madhe.

1- Lexo edhe: Kandidati i LSI në Tiranë kapet duke blerë VOTA: O xhaje të japim një kafe të mirë… 

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img