Tirana
broken clouds
17.3 ° C
17.3 °
17.3 °
70 %
3.6kmh
75 %
Enj
19 °
Pre
20 °
Sht
17 °
Die
21 °
Hën
23 °
E enjte, 13 Maj, 2021
spot_img

Brisida Shehaj në deklaratë urgjente, nxjerr shkodranin që denoncon djalin e xhaxhait: LSI ka qenë gjithmonë kundër blerjes së votës

spot_img

Lajme të ngjashëm

Kandidatja e LSI në Tiranë, Brisida Shehaj ka denoncuar pëmes një deklarate për media nga Drejtoria e Policisë, atë që e quan montazh të publikuar nga mediat sot ku shfaqej kandidati i LSI Etjon Joka duke bërë pazare për blerjen e votës.

Krah Shehajt ishte edhe një person i quajtur Edison Babo, i cili tha se autorin e kamerës së fshehtë e ka kryer djali i xhaxhait të tij, i cili ka qenë “i shantazhuar”.

“LSI ka qenë, është dhe do të jetë kundër blerjes së votës”, tha ndër të tjera Shehaj, e cila kërkoi zbardhjen e kësaj ngjarjeje.

Sakaq, disa media raportojnë se Etjon Joka, i 22-ti në listën e Tiranës për LSI, është shpallur në kërkim pasi ka refuzuar të dëshmojë lidhur me video-përgjimin.

Pjesë nga deklarata:

Brisida Shehaj: Rreth 30 minuta më parë është paraqitur te zyrat tona të LSI personi Edison Babo, djali është një ndër personat që shfaqet në video-montazhin e bërë publik sot nga televizioni Top-Channel. Ai sigurisht kishte shumë gjëra për të sqaruar, por nuk mund të pranojmë që ky sqarim të bëhet në zyrat tona, ndaj do t’i drejtohemi Drejtorisë së Policisë, ai do të japë sqarimet e tij. Ai përfaqësohet nga avokati i tij, ne jemi të gatshëm që kjo ngjarje të sqarohet sa më shpejt. LSI ka qenë, është dhe do të mbetet kundër blerjes së votës. Me një mesazh për socialistët, ata nuk mund të bëhen pis nga Rilidnja. Edisoni të flasë vetë.

Edison Babo: Përshëndetje unë jam Edison Babo, jam shkodran, nuk them që nuk jam unë në video, ai është një montazh, personi që ka bërë videon është djali i xhajes tim, ai është i shantazhum. Është një mashtrues shumë i madh për lekët që i ka dhënë Etjoni, duke më tregu mua. E kam afru afër vetes, duke dit se djal xhaje, gjaku im, ai ka pas një telefon më përpara. Kohët e fundit kishte dy telefona, unë e pyeta ai më ka thënë është i një mikut tim, e kam marrë për ta rregullu. Videot janë të preme, aty s’ka asgjë. Unë jam djali i xhajes së tij dhe unë jam i përfshim.

spot_img

Më shumë

spot_img
spot_img