Sali Berisha prej gati një ore ndodhet në konferencë për shtyp, ku po sqaron akuzat e bëra ndaj tij.
Ish-kryeministi ka akuzuar Ramën se ka fikur dritat në shumë qytete të vendit që qytetarët të mos kenë mundësi të ndjekin konferencën e tij.
"Ka fikur dritat në shumë qytete të vendit, që të mos ndjekin konferencën time. Akt i turpshëm, frikacakë, tmerr," tha Berisha.
Por për të, kjo betejë tashmë është pjesë e kauzës së tij, teksa thekson faktin se do të përballet me akuzat deri në fund.
Sipas Berishës, e gjithë kjo rrëmujë është bërë me porosi të Ramës dhe në fjalën e tij nuk ka kursyer as bashkëshorten e kryeministrit, Linda Ramën.
“Kjo beteje është pjesë e kauzës time. Do të qëndroj këtu me gjithë forcën time. Të akuzosh Berishën për larje parash duket të jesh i pafytyrë.
Ata që firmosën gjëra të tilla nuk kanë fytyrë dhe as karakter. Malltezi është bashkëshorti i vajzës time, pra është në mënyrë të mirëfilltë gjithçka politike. Ata nuk kanë kapur dot asnjë shkelje të vetme në procesin e privatizimit.
Ku qëndon afera?
Kjo është bërë me porosi të plotë të Ramës, madje është angazhuar edhe Linda Rama, por s’ka gjë. Unë marr Edin, nuk merrem me gra,” tha Berisha.
