Në Zagreb të Kroacisë është mbajtur Samiti i Bashkëshortëve të Liderëve Evropianë me temën e parandalimit të obezitetit tek fëmijët në Evropë.
Mes bashkëshortëve të liderave nga 10 vende të Europës, ka marrë pjesë edhe gruaja e kryeministrit Edi Rama, Linda Rama.
Samiti është organizuar nga Zyra e Presidentit të Republikës së Kroacisë dhe Zyra Rajonale për Europën e Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH/Evropë).
Përveç bashkëshortes së Presidentes së Republikës së Kroacisë Sanja Musić Milanović dhe Drejtorit Ekzekutiv të Rajonit Evropian të OBSH-së Robb Butler, pjesëmarrës në Samitin e Zagrebit ishin edhe Madhëria e saj Mbretëresha Letizia e Spanjës, bashkëshortja e Presidentit të Letonisë Andra Levite, bashkëshortja e Presidentit të Hungarisë István Attila Veres, bashkëshortja e Presidentit të Sllovenisë Aleš Musar, bashkëshortja e Presidentit të Serbisë Tamara Vuçiç, bashkëshortja e Presidentit të Kirgistanit Aigul Zhaparova, bashkëshortja e kryeministrit të Maltës Lydia Abela, bashkëshortja e kryeministrit të Shqipërisë Linda Rama dhe bashkëshortja e kryeministrit së Armenisë Anna Hakobyanova
Fjalime përmes videokonferencës në Samit u mbajtën nga bashkëshortja e Presidentit të Gjermanisë Elke Büdenbender, bashkëshortja e Presidentit të Irlandës Sabina Mary Higgins, bashkëshortja e Presidentit së Lituanisë Diana Nausedienė, bashkëshortja e Presidentit të Izraelit Michal Herzog, bashkëshortja e Presidentit së Turqisë Emine Erdogan dhe bashkëshortja e Presidentit së Maqedonisë së Veriut Elizabeta Gjorgievska.
Në Samitin e Zagrebit, bashkëshortet e liderëve evropianë diskutuan nevojën për veprim të përbashkët në fushën e parandalimit të obezitetit tek fëmijët. Gjithashtu u miratuar Deklarata e Zagrebit, e cila bën thirrje për krijimin e Qendrës së re Evropiane të OBSH-së për Parandalimin e Obezitetit tek Fëmijët.
