Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Politikë

Arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali Berishës

Shkruar nga Newsbomb
Arrestohet në Rinas Jamarbër Malltezi, dhëndri i Sali

Jamarbër Malltezi është arrestuar këtë mbrëmje me urdhër të SPAK.

Mësohet se dhëndri i Sali Berishës ishte duke u kthyer nga një vend i Bashkimit Europian, kur është ndaluar në ambientet e aeroportit të Rinasit. Urdhëri për të është firmosur nga prokurori i posaçëm Arben Kraja.

Ndërkohë, vetë ish-kryeministri Sali Berisha pritet të dalë nga momenti në moment në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat.

Shkak për arrestimin e Jamarbër Malltezit është bërë kompleksi “Partizani”. Në vitin 2008, pronat ku ndodhej kompleksi ishin në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Mirëpo, ish kryeministri brenda pak kohësh ua dha disa personave të tretë, të cilët pretendonin se ishin pronarë. Ndërsa përfaqësuesi ligjor i tyre ishte Jamarbër Malltezi, dhëndri i Berishës.

Sipas marrëveshjes, Malltezi do të merrte jo më pak se 5 për qind të vlerës së pronave të kthyera. Pronat e Klubit Partizani u kompensuan brenda 6 muajsh, me një vlerë mjaft të ulët. Edhe pse flitej për rreth 33 mijë metër katror tokë, shteti në atë kohë i ka dhënë për pronarët 100 milionë lekë.

Metoda e kompensimi përdorur nga grupi i ekspertëve është në kundërshtim të hapur me VKM 794 datë 21.11.2007 dhe të Udhëzimit Nr. 6364 datë 03.07.2008 “Për kriteret e vlerësimit të pronës shtetërore që privatizohet apo transferohet dhe procedurën e shitjes”, të cilët përcaktojnë që vlera e objekteve të privatizuara duhet t’i referohet çmimit të tregut të lirë.

Fakti i mësipërm i kthimit të pronës tek persona të lidhur me pushtetin dhe posaçërisht tek dhëndri i ish-Kryeministrit të asaj kohe (viti 2008) si dhe qëllimi tij për të ndryshuar destinacionin dhe ta kthejë në një kantier ndërtimi duke ndërtuar në finale 17 kulla banimi e shërbimesh disa katëshe, provohet dhe me themelimin në të njëjtën kohë të shoqërive Homeplan shpk si dhe Kontakt shpk.

Vetë i dyshuari Jamarbër Malltezi është trashëgimtar që rrjedh nga familja Begeja në masën e 1/64 pjesës takuese që e përthyer në sipërfaqe rezulton të jetë 144m2 truall si dhe faktit që në përfundim të kësaj sipërmarrje ai ka mbi 60% të pronësisë së objekteve të ndërtuara, e cila tregon dhe njëherë synimet afatgjata dhe të mirë menduara të të akuzuarve në realizimin e qëllimeve të tyre”, thuhet në dosje.

Në atë tokë, kur dikur ndodhej Klubi sportiv “Partizani”  sot janë ndërtuar dhe vijojnë të ndërtohen ende dhjetëra kulla, teksa Jamarber Malltezi është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve, duke korrur miliona.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese