Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, Rrumbullaku: Kushdo që cenon uniformën e policisë, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore

Shkruar nga Newsbomb
Vrasja e efektivit të "Shqiponjave" në Fier, Rrumbullaku:
Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku

Drejtori i përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku ka reaguar për vrasjen e efektivit të “Shqiponjave” në Fier.

Nëpërmjet një deklarate për shtyp, Rrumbullaku është zotuar se do të bëjë  gjithcka që autori i krimit të dalë para ligjit dhe të vuajë dënimin e merituar.

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit.

Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë”,- thuhet në deklaratën e drejtorit të Policisë, Muhamet Rrumbullaku.

Rrumbullaku paralajmëron se kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë së shtetit, shëndetin apo jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore nga organet e drejtësisë.

E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore”,- tha Rrumbullaku.

Kujtojmë se efektivi i “Shqiponjave”, Novruz Cenalia u vra mesditën e sotme nga 23 vjeçari Azgan Mernica, pas një konflikti të çastit midis tyre për vendin e parkimit. Sipas raportimeve që bëmë më herët, polici u qëllua me pumb në kokë dhe si pasojë gjeti vdekjen në vend, ndërsa nuk ndodhej në shërbim, por ishte i veshur me uniformën e policisë duke qenë se do të merrte turnin pak minuta më vonë.

Ndërkohë, drejtori i policisë Muhamet Rrumbullaku mori drejtimin e Policisë dhe zbriti në terren për të prangosur autorin e krimit.

Deri në këto momente, forcat policore nuk kanë mundur që ta arrestojnë Azgan Mernicën, ndërsa është vënë në dizpozicion edhe një çmim prej 30 mijë eurosh për këdo që do të japë informacion për të.

Deklarata e plotë e drejtorit të policisë, Muhamet Rrumbullaku:

Policia e Shtetit dhe unë personalisht ndjehemi thellësisht të tronditur nga vrasja e punonjësit të policisë Novruz Cenalia, mesditën e 13 Majit 2024. Ndarja e parakohshme nga jeta e një djali të ri si Novruz Cenalia na ka hidhëruar të gjithëve, familjen e tij, që është zhytur në lot e zi, dhe familjen e madhe të Policisë së Shtetit.

Për të gjithë ne, kjo dhimbje bëhet edhe më e hidhur kur jeta e një punonjësi të Policisë së Shtetit ndërpritet nga dora e një vrasësi, që ende është i lirë. Unë zotohem në emër të Policisë së Shtetit se, do të bëjmë gjithçka për ta vendosur para ligjit autorin e vrasjes së Novruz Cenalisë.

Shpreh bindjen se i gjithë opinioni publik ndodhet sot përkrah familjes Cenalia dhe Policisë së Shtetit dhe do të ndihmojë në kapjen e autorit të krimit.

E kam theksuar me forcë, edhe pak ditë më parë, gjatë ceremonive përkujtimore për të rënët e policisë, se uniforma e Policisë së Shtetit është e shenjtë. Kushdo që guxon të cenojë uniformën e policisë, shëndetin dhe jetën e punonjësve të saj, do të marrë përgjigjen më të ashpër ligjore.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese