Hapësire reklamuese

Aktualitet

"Turp ju qoftë!" Çun Lajçi hap debat të madh për Big Brother: Kujtoja se ishte një lojë, por qenka lojë politike

Shkruar nga Newsbomb
"Turp ju qoftë!" Çun Lajçi hap debat të madh
Artisti Çun Lajçi

Aktori i njohur Çun Lajçi ka ndezur një debat të madh rreth Big Brother Albania, duke e krahasuar atmosferën brenda shtëpisë me fushatën zgjedhore në Kosovë. Në një postim në rrjetet sociale, ai shprehu indinjatën për trajtimin që po i bëhet banorit Besart Kelmendi, të njohur si Gjesti.

Lajçi ngriti pikëpyetje të forta mbi qëndrimin e produksionit dhe banorëve të tjerë, duke veçuar incidentin e rëndë, ku këngëtari Jozi e quajti Gjestin “kopil shkine”, një term fyes për nënat kosovare. Ai gjithashtu kritikoi rikthimin e Gerta Gixharit në shtëpi, e cila tentoi ta dëmtonte fizikisht Gjestin duke i hedhur alkool në fytyrë.

Në përfundim, aktori dha mbështetjen e tij të plotë për Gjestin, duke e krahasuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti: “Fitore për ty, Besart, fitore për ty, Albin!”

Reagimi i plotë: 

Fitore për ty, Gjesti, andej, e fitore për ty, Albin, këndej!

Mbrëmë nuk desha të helmohem me fushatat zgjedhore e debatet politike në studiot tona, ndaj e ktheva "antenën" kah Shqipëria. Doja të shihja Big Brother-in, por helmimi ishte edhe më i madh!

Bërtita:

Cili është ky farë Jozi i BBA-së, që ofendoi nënat tona?

Pas rikthimit të Gerta Gixharrit në shtëpinë e madhe – jo vetëm nga publiku, por edhe nga “Vëllai i Madh”, i cili e drejtoi lojën sipas dëshirës – edhe pse ajo dy herë tentoi ta dëmtonte djaloshin nga Peja, Besart Kelmendin – Gjestin, duke i hedhur alkool në fytyrë.

Cili është ky Jozi, që sillet si një sulltan dhe ofendon kaq rëndë, duke e quajtur Gjestin "kopil shkine" e madje qesh e insiston që ai t’i kërkojë falje Gertës, e cila me qëllim deshi t’ia "përcëllonte" sytë me alkool?

Si ka mundësi që një këngëtar, i cili fiton edhe nga ahengjet e dasmat kosovare, t’i thotë Gjestit " ti kopil shkine", duke ofenduar nënat kosovare me një epitet të tillë?

Tani,

Ti, “Vëllai i Madh”, që shitesh i madh dhe i drejtë, pse i shkel rregullat e tua duke e rikthyer (kinse e riktheu publiku),një grua që deshi ta dëmtonte Gjestin duke i hedhur me qëllim shampanjë dhe birrë në fytyrë? Dhe pse nuk e nxjerr zarfin e zi për Jozin, i cili i quan nënat kosovare "shkina"?

Pse, pas këtij etiketimi, kosovarët duhet të harxhojnë para duke ju votuar juve, kur ju e urreni kosovarin e vetëm që keni aty? Një kosovar që është shumë më i mirë se ju në lojë e në provokime brenda kufijve të lejuar! Pse e bullizoni, e nënçmoni, e etiketoni me emra kafshësh, ndërsa “Vëllai i Madh” hesht?

Turp ju qoftë! Ju bëheni bashkë si korbat për ta nxjerrë nga “kafazi” djaloshin e hareshëm dhe lozonjar, të dashurin dhe paqësorin, i cili shijon vitet e tij rinore dhe – pse jo – edhe pëlqimin për Eglën, më të bukurën e BBA-së.

Kam menduar se BBA-ja është vërtet një lojë dhe nuk e kam ditur se qenka edhe një lojë politike. Këtë e treguat mbrëmë duke shpalosur fytyrën e vërtetë të "dashurisë suaj të madhe" për kosovarët!

Gjesti!

Ti vërtet je më i miri dhe më i dashuri ndër banorët që vetquhen VIP-a. E ke përkrahjen time të palëkundur, ashtu siç e ka edhe Albin Kurti në zgjedhjet e 9 shkurtit!

Fitore për ty, Besart, fitore për ty, Albin!

05.02.2025

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese