Hapësire reklamuese

Aktualitet

Thyenë e grabitën automjetet dhe banesat në Sarandë brenda dy ditësh, bien në pranga 3 tiransit dhe durrsaku, blutë në kërkim të fierakut (VIDEO)

Shkruar nga Newsbomb
Thyenë e grabitën automjetet dhe banesat në Sarandë brenda
Momenti kur të arrestuarit shoqërohen për në komisariatin e Sarandës

Janë vënë në pranga nga “blutë” e Tiranës 3 të rinj nga Tirana dhe një durrsak të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë thyer dhe grabitur banesa e automjete në Sarandë.

Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë vënë në pranga shtetasit: B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.

Ndërsa thuhet se po vijojnë kërkimet për gjetjen e bashkëpunëtorit të tyre të pestë, që thuhet se është shtetasi O. Sh., 39 vjeç nga Fieri.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë. 

Në sajë të operacionit të ushtruar për goditjen e këtij grupi kriminal bëhet me dije se janë sekuestruar laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Sarandë / Veprime intensive hetimore dhe operacionale për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Finalizohet operacioni i koduar “Focus”. Zbardhen dhe dokumentohen 6 raste të vjedhjes me thyerje, në automjete/banesa, gjatë javës së kaluar.

Identifikohen 5 pjesëtarët e grupit që kryente vjedhjet. Kapen dhe vihen në pranga 4 prej tyre, punohet për kapjen e bashkëpunëtorit. 

Sekuestrohen laptop dhe celular, të dyshuar të vjedhur, si dhe 1 automjet që dyshohet se përdorej për kryerjen e vjedhjeve.

Si rezultat i një pune intensive hetimore dhe operacionale të kryer nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Sarandë, për goditjen e një grupi kriminal që kryente vjedhje në banesa dhe në automjete, u finalizua operacionin i koduar “Focus”. Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan shtetasit:

-B. A., 27 vjeç, B. C., 32 vjeç dhe E. D., 30 vjeç, të tre banues në Tiranë dhe Sh. D., 33 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, u shpall në kërkim shtetasi O. Sh., 39 vjeç, banues në Fier.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kryenin vjedhje me thyerje, në banesa dhe në automjete.

Gjatë periudhës 25.06.2026-27.06.2026, këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, në zona të ndryshme në Sarandë, kanë vjedhur shuma të konsiderueshme parash, laptopë, tablet, sende me vlerë dhe dokumente personale, në 5 automjete të cilave iu kanë thyer xhamat dhe në 1 banesë. 

Vijon puna për kapjen e shtetasit në kërkim dhe për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky grup kriminal. 

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese