Hapësire reklamuese

Aktualitet

Meta largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar ish-presidentin në burg

Shkruar nga Newsbomb
Meta largoi Cakranin nga mbrojtja, zbulohet emri i avokatit që ka takuar
FotoArkive: Ilir Meta ne kafazin e qelqte te GJKKO

Ish-presidenti Ilir Meta ka larguar së fundmi nga mbrojtja e tij avokatin Kujtim Cakrani, ndërsa ende nuk është bërë e ditur se kush do ta zëvendësojë atë.

Sipas burimeve për gazetaren Anila Hoxha, pranë ambienteve të paraburgimit 313, për të takuar Metën është paraqitur avokati Bujar Musta.

Të njëjtat burime bëjnë me dije se gjatë këtyre takimeve është paraqitur edhe një prokurë përfaqësimi për Metën. Megjithatë, ende nuk dihet “nëse avokati Musta do të jetë avokat i Metës në gjykimin e themelit apo në Strasburg”.

Mbetet për t'u parë nëse kjo do të konfirmohet në seancën e radhës në GJKKO, e cila është caktuar të mbahet më 9 korrik.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese