Hapësire reklamuese

Aktualitet

Përplasen dy makina në Fier-Levan, shoferët përfundojnë në spital

Shkruar nga Newsbomb
Përplasen dy makina në Fier-Levan, shoferët përfundojnë
Vendngjarja e aksidentit

Një aksident ka ndodhur pasditen e kësaj të hëne në aksin Fier-Levan, pranë “Qafës së Koshovicës”, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën.

U mësua si pasojë e përplasjes së fortë, dy drejtuesit kanë mbetur të plagosur dhe më pas janë transportuar me urgjencë drejt spitalit rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Ndërsa po ashtu bëhet me dije se policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për te përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Ky aks konsiderohet si një nga problematikët në vendin tonë, teksa ka një qarkullim të lartë të automjeteve.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese