Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

SPAK: Biznesmenë të fuqishëm lokalë ndihmojnë krimin në rolin e ndërmjetësit për strukturat shtetërore

Shkruar nga Newsbomb
SPAK: Biznesmenë të fuqishëm lokalë ndihmojnë krimin
Kreu i SPAK, Altin Dumani

Raporti i SPAK për kriminalitetin në Shqipëri, që po raportohet sot në Kuvend, ngre shqetësimin për operacionet e dekonspiruara, përfshirjen e elementëve policorë në dekonspirimin e operacioneve, por edhe për një element që deri tani nuk është bërë publik.

Sipas SPAK, grupet kriminale gjejnë mbështetje te biznesmenë të fuqishëm por edhe lokalë. Dumani në raport nuk jep raste specifike, por e vendosur në një raport të SPAK, një e dhënë e tillë është alarmuese duke marrë parasysh shkallën e kriminalitetit.

“Një veçori tjetër, është edhe përfshirja e biznesmenëve të fuqishëm kryesisht në nivel lokal të cilët luajnë rolin e ndërmjetësit kyç, ku përveç marrëdhënieve tregtare, ju kanë ofruar këtyre grupeve lidhjet e tyre në policinë e shtetit, organet e drejtësisë dhe administratës publike, kryesisht në dhënien e informacioneve ose kontakteve me të tretët”, thotë SPAK në raportin që ka depozituar në kuvend dhe po analizohet nga deputetët.

SPAK: Biznesmenë të fuqishëm lokalë ndihmojnë krimin
Tipologjia e një grupi të strukturuar kriminal

Pastrimi i parave të grupeve kriminale

"Pastrimi i parave të krimit të organizuar, investimi në prona të luajtshme dhe të paluajtshme mbeten mënyra kryesore për pastrimin e parave në Shqipëri, veçanërisht në apartamente, ndërtesa dhe njësi shërbimi në Tiranë dhe zona turistike si Vlora, Durrësi dhe Lezha.

Gjithashtu, një numër i konsiderueshëm parash dyshohet se depozitohen në llogari bankare në emra shoqërish tregtare ose të afërm të të dyshuarve. Një nga skemat komplekse të pastrimit të parave në Shqipëri, përfshin përdorimin e bankave dhe bizneseve shqiptare si ndërmjetës për organizatat kriminale ndërkombëtare, si mafia italiane.

SPAK: Biznesmenë të fuqishëm lokalë ndihmojnë krimin
Format e Pastrimit të parave

Në një rast, një biznes shqiptar bashkëpunoi për t'i dhënë akses përfaqësuesit të mafias ndërkombëtare të integronte të ardhurat kriminale në sektorin bankar për shtresëzimin e transfertave që pastaj do të transferoheshin po me ndihmën e biznesit vendas, jashtë vendit.

Bashkëpunimi shumë i mirë me bankat e nivelit të dytë dhe me Agjencinë e Mbikëqyrjes Financiare, bëri që ky operacion i grupeve kriminale të dështonte", u shpreh Altin Dumani në raportimin e tij në Komisionin e Ligjeve, raporton newsbomb.al.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese

op
ed