
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri, ka reaguar në lidhje me dhunën e ushtruar gjatë protestës së sotme të mbajtur nga opozita para Bashkisë Tiranë.
Nëpërmjet një postimi në rrjetin social X, OSBE shkruan se dënon aktet e dhunës në protestën e sotme, ndërsa shton se protesta duhet të jetë paqësore si një akt demokratik dhe legjitim.
“Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo”,- shkruan në rrjetin social X, prezenca e OSBE-së.
Ndërkohë kujtojmë se më herët për këtë çështje, kanë reaguar edhe ambasada amerikane dhe britanike në Tiranë, të cilët po ashtu e kanë dënuar dhunën e ushtruar në protestën e sotme.
Prezenca e OSBE-së në Shqipëri dënon aktet e dhunës gjatë protestës së sotme përpara Bashkisë së Tiranës. Protesta paqësore është akt demokratik legjitim, dhuna jo.
— OSCE Presence in Albania (@OSCEinAlbania) April 19, 2024


