Ndërkombëtarët kanë dënuar dhunën e ushtruar këtë të premte gjatë protestës së zhvilluar para ambienteve të Bashkisë së Tiranës. Pas, delegacionit të BE-së në vendin tonë dhe Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ka ardhur edhe reagimi i britanikëve lidhur me ngjarjet e regjistruara ditën e sotme.
Përmes një reagimi zyrtar, ambasada e Britanisë së Madhe në vendin tonë thotë se skena të tilla, si përdorimi i molotivit, nuk kanë vend në demokraci.
"Skenat jashtë Bashkisë së Tiranës sot dhe përdorimi molotovit nuk ka vend në demokraci. Ambasada Britanike dënon përdorimin e dhunës dhe aktet e frikësimit. Mbretëria e Bashkuar vazhdon të kërkojë që të gjitha mosmarrëveshjet dhe konfliktet të kryhen përmes proceseve demokratike, pa dhunë dhe se duhet respektuar sundimi i ligjit", thuhet në reagim.


