Delegacioni i Bashkimit Evropian në Shqipëri ka reaguar në lidhje me tensionet që u zhvilluan gjatë protestës së sotme para Bashkisë së Tiranës.
Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Delegacioni i BE shkruan se dënojnë dhunën dhe se akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.
“Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore”, thuhet në postim.
Kujtojmë që sot u mbajt protesta e tretë para Bashkisë së Tiranës në lidhje me aferën “5D”, ku u kërkua dorëheqja e kryebashkiakut Erion Veliaj.
Tubimi nisi i qetë, ndërsa më pas protestuesit e shumtë hodhën molotov drejt derës së institucionit si dhe u përplasën me policinë duke tentuar që të largonin kordonin metalik.
15 shishe me molotovë janë hedhur në drejtim të derës së godinës së Bashkisë Tiranë, duke shkaktuar flakë dhe shtëllunga tymi.
Ne dënojmë fort dhunën gjatë protestës së sotme në qendër të Tiranës, gjatë së cilës u hodhën mjete piroteknike të improvizuara ndaj godinës së bashkisë. Akte të tilla nuk kanë vend në një shoqëri demokratike dhe nuk kanë të bëjnë me të drejtën legjitime për protestë paqësore.
— EU in Albania (@EUinAlbania) April 19, 2024

