Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Kreu i SPAK mesazh Administratës Publike: Hetuesit tanë janë në terren, por ju vazhdoni punën! Nëse zbatoni ligjin, rrini të qetë

Shkruar nga Newsbomb
Kreu i SPAK mesazh Administratës Publike: Hetuesit tanë janë
Kryeprokurori i SPAK, Altin Dumani

Altin Dumani po i përgjigjet pyetjeve që ngriti deputeti i PS, Fatmir Xhafaj në Komisionin e Ligjeve ku po raporton kreu i SPAK.

Xhafaj ka ngritur disa pyetje në lidhje me pavarësinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ndërsa tha nëse duhen masa shtesë që të sigurojnë pavarësinë e zyrtarëve të drejtësisë.

Ndihem shumë mirë teksa lexoj raportin me volumin e punës. Padyshim statistikat kanë peshën e vet. Po mbi të gjitha peshon fryma dhe besimi qytetarëve për atë që ju po bëni.  Sepse është fakt që fenomeni i pandëshkueshmerisë ka filluar të marrë një goditje të lartë. Ju meritoni vlerësimin më të mirë për atë që jeni duke bërë.

SPAK është dhe do të jetë edhe kur mos të jemi ne këtu, sepse ky është funksion këtij. Ky është i vetëm fillimi i këtij institucioni. Ndaj unë kam disa pyetje: A ndihen të pavarur prokurorët në ushtrimin e detyrës dhe në vendimmarrjen?  Cilët janë faktorët që e cenojnë këtë pavarësi dhe a ka nevojë për masa shtesë?  A ndihen prokurorët të trysur nga presionet politike dhe mediatike?

Si po sillet SPAK brenda SPAK për të mbajtur të pastër prokurorët nga sjellët korruptive. Teksa flisni për denoncimet, pyetje shtrohet sa praktike denoncimi ka veçanërisht nga Inspektorit të Lartë të Drejtësisë që e ka detyrë funksionale. Organet e vettingut por edhe nga Këshilli i Lartë gjyqësor se nuk mund të kemi një sistem të imunizuar, pavarësisht se disa kanë kaluar vettingun”, ishin disa nga pyetjet e Xhafajt.

Dumani tha se prokurorët janë të pavarur dhe se kjo falë garancisë së legjislacionit. Po ashtu Dumani tha se shqetësimi i tij janë prokurorët dhe gjyqtarët që kanë kaluar vettingun, pasi mund të bien sërish pre e korrupsionit, por që janë vazhdimisht në "këmbanë alarmi". 

Ndër të tjera kreu i SPAK, u dërgoi edhe një mesazh të qartë punonjësve të administratës duke thënë se mund të punojnë të qetë nëse zbatojnë ligjin siç duhet.

"Administrata të rrijë e qetë, të përmbushë detyrimet ligjore e funksionale dhe sa kohë zbatojnë ligjin të vazhdojnë të qetë.

Po konstatuam shkelje, por duhet ta deklaroj se administrata të vazhdojë e qetë. Ne nuk kemi target konkret. Kemi burimet tona, hetuesit tanë. Kemi burimet tona që fillojmë procedimet penale. Por administrata të vazhdojë e qetë. Si mund të kontribuojmë hajde të diskutojmë dhe jemi të gatshëm të kontribuojnë për ndërgjegjësim trajnim", tha kreu i SPAK.

Janë të pavaruar dhe ndihen të pavarur. Pavarësia garantohet falë legjislacionit. Nuk ka vend dhe nuk është i nevojshëm iniocimi i ndonjë ndryshimi ligjor dhe kushtetuese për garancinë. . Këtë pavarësi ia ka garantuar ky kuvend me miratimet e ndryshimeve kushtetuese dhe ligjore. Në vlerësimin tim garantohet pavarësia e prokurorëve. Dhe nuk është e nevojshme inicimi i ndryshimeve ligjore e kushtetuese për pavarësinë institucionale. Unë vlerësoj se kemi garanci. Unë e thashë që prokurorët e SPAK duhet ti bëjnë veshët shurdh nga cdo lloj sulmi e presioni mediatik e politik sepse në ndihmë na vjen pavarësia. Sa kohë e kemi atë pavarësi kushtetuese dhe ligjore ne nuk duhet të influencohemi fare por thjesht të përmbushim detyrimet ligjore.

Sa i takon luftës kundër korrupsionit në sistemin e drejtësisë. Sa i takon prokurorëve dhe gjyqtarëve, unë e përmenda edhe më parë ne juridiksionin e kemi shumë të kufizuar por kemi çuar për hetim 2 gjyqtare të gjykatës së lartë dhe dy gjyqtare të kushtetueses. Ne kemi riregjistruar nga vendimet e KPK kur kemi nuhatur se ka indicie për vepra penale. Por nuk është përgjegjësia e SPAK të hetojë këtë kategori subjektesh., Unë jam i shqetësuar për ata që kanë kaluar vetingun dhe janë brenda sistemit. Këtu jemi të vëmendshëm edhe nga mediat, shoqëria civile e politike dhe ne bëjmë vlerësime paraprake dhe jemi të ndërgjegjshëm për hetimet. Dhe vjet arrestuam një prokuror në detyrë., proceduam një gjyqtare në detyrë. Dhe ish gjyqtare e prokurorë. Koha do e tregojë do takohemi pas një viti dhe i kemi në vëmendje. Duhet të biem dakord: kaluan vetingun dhe nuk do korruptohen? Jemi të ekspozuar të gjithë dhe ne si institucion vazhdojmë të jemi të vëmendshëm.

Jemi edhe me kambanë alarmi edhe brenda institucionit.  Administrata të rrijë e qetë, të përmbushë detyrimet ligjore e funksionale dhe sa kohë zbatojnë ligjin të vazhdojnë të qetë.

Po konstatuam shkelje, por duhet ta deklaroj se administrata të vazhdojë e qetë. Ne nuk kemi target konkret. Kemi burimet tona, hetuesit tanë. Kemi burimet tona që fillojmë procedimet penale. Por administrata të vazhdojë e qetë. Si mund të kontribuojmë hajde të diskutojmë dhe jemi të gatshëm të kontribuojnë për ndërgjegjësim trajnim”, tha Dumani ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese