Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“Janë sekuestruar 41 mln euro pasuri”, Dumani bën bilancin për 2023-shin: Blerja e apartamenteve forma kryesore e pastrimit të parave

Shkruar nga Newsbomb
“Janë sekuestruar 41 mln euro pasuri”, Dumani bën bilancin
Altin Dumani në Komisionin e Ligjeve

Kreu i SPAK, Altin Dumani është prezent në Komisionin e Ligjeve, ku po bën raportin vjetor të veprimtarisë së Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar(SPAK) gjatë vitit 2023.

Gjatë fjalës së tij, Dumani tha se gjatë vitin 2023 janë hetuar 863 materiale dhe se janë sekuestruar 41 milionë euro pasuri.

Po ashtu kreu i SPAK, iu referua edhe pastrimit të parave, duke thënë se krimi i organizuar po i pastron paratë e krimit në prona të paluajtshme dhe depozitime në llogari të ndryshme bankare.

“Do paraqes disa të dhëna për vitin 2023 dhe masat që ka marrë SPAK për përmbushjen e rekomandimeve të Kuvendit. SPAK ka tregues sasior dhe cilësor të përmirësuar në raport me një vit më parë. Ka hetuar 863 materiale nga të cilat nuk është filluar hetimi penal për 103 materiale. Në gjykatë janë dërguar 53 kërkesa për gjykim, 38 kërkesa me natyrë korruptive. 

Në zbatim të Kodit të Procedurës Penale, gjatë procesit penal, nga GHKKO janë marrë 8 vendime me objekt sekuestro preventive, pasuri të cilat vlerësohen rreth 1,711,258,000 Lekë. Nga GJKKO janë marrë 20 vendime me objekt konfiskimi, nëpërmjet të cilëve janë konfiskuar, 4 pasuri të paluajtshme, 11 pasuri të luajtshme, 54 sende me vlerë, vlera monetare rreth 18.350.000 euro dhe 5.800.000 Lekë. Në total vlera e pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara së bashku për vitin 2023 përllogaritet në vlerën prej 41 milion Euro.

Ne jemi prokurorë dhe jo vizitorë, ne mbledhim prova dhe nuk akuzojmë pa to. Shifrat janë kokëforte në lidhje me politikat penale. Mesa arrest me burg zë vetëm 49% të totalit për të cilat është kërkuar një masë sigurie. Totali i burgosjes me urdhër të SPAK është 8.5%. Sa i takon bashkëpunimit me institucionet ndërkombëtare, kemi arritur që të kemi besueshmëri dhe bashkëpunim me institucione partnere. Përfaqësues të DEA janë vendosur në SPAK.

Ka prani të pastrimit të parave, që bëhet edhe me ndërtimet. Edhe terrorizmi është ndër aktivitetet kriminale më të rralla. Sa i takon korrupsionit, përdoret procedura që përfitojnë nga fondet publike, që përdorin llogari offshore. Edhe disa banka janë të përfshira në skemën e pastrimit të parave”, tha Dumani ndër të tjera.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese