Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunimi barbar i Sokol Mëngjesit, zbardhet dëshmia e organizatorit: Nuk kam gisht!

Shkruar nga Newsbomb
Dhunimi barbar i Sokol Mëngjesit, zbardhet dëshmia e organizatorit:
Sokol Mengjesi dhe autoret e sulmit

Organizatori i dyshuar për sulmin ndaj avokatit Sokol Mëngjesit, Dritan Jani Nano ka mohuar akuzat përballë grupit hetimor. Burime për mediat bëjnë me dije se Nano është shprehur se nuk ka lidhje me ngjarjen dhe nuk ka qenë ai personi i cili organizuar sulmin barbar ndaj avokatit gjatë mëngjesit të së mërkurës.

Sipas asaj që raportohet për mediat Nano nuk ka qenë bashkëpunues me Policinë, ndërkohë këta të fundit disponojnë prova të mjafuteshme që implikojnë 58-vjeçarin në këtë ngjarje të rëndë.

“Nuk e organizova unë sulmin ndaj avokatit. Nuk kam lidhje me ngjarjen”, mësohet të ketë thënë Nano.

Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme ka dhënë dëshminë e tij një nga autorët e sulmit të avokatit. Dorian Alia alias Agron Alia, 32-vjeçari i cili u vetëdorëzua pasditen e të mërkurës në  Policinë e Tiranës si një nga autorët e dhunës së ushtruar ndaj avokatit Sokol Mëngjesit deklaroi se nuk se nuk donin të vrisnin avokatin, por vetëm ta friksonin. Alia tregoi se një muaj më parë ka pasur takim mes tyre dhe avokatit që ky i fundit të tërhiqte padinë. Mirëpo, nuk kishin rënë dakord dhe që prej atij momenti nisën të organizonin planin për sulmin që do i bënin avokatit Mëngjesi.

Avokati Sokol Mëngjesi u dhunua barbarisht mëngjesin e djeshëm u dhunua  në dyert e kopshtit në zonën e ish-Bllokut në Tiranë. Sapo avokati kishte lënë djalin e vogël në kopsht, Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhunuan me dorezë dhe levë hekuri Mëngjesin.

Organizatori i kësaj ngjarje dyshohet se është Dritan Nano. Sipas asaj që u bë me dije dhe më herët nga policia, avokat Mëngjesi ka përfaqësuar ligjërisht në një proces civil në shkallë të parë dhe në apel një familje e cila kishte të trashëguar një pronë në qytetin e Tiranës, proces i cili është fituar nga pala e përfaqësuar prej tij.

Pala fituese nuk ka rënë dakord dhe nuk ka respektuar detyrimet që ka pasur ndaj avokatit dhe studios ligjore. Kanë qenë në total 8 trashëgimtarë që i përfaqësonte Mëngjesi dhe një nga ata nuk ka pranuar që të zbatojë kontratën dhe t’i paguajë detyrimet avokatit.

Sokol Mëngjesi ka kërkuar që të respektohet kontrata e firmosur para gjyqit, mirëpo vetëm njëri prej trashëgimtarëve, konkretisht 58-vjeçari Dritan Nano nuk ka pranuar të shlyejë pagesën. Për këtë avokati ka hapur gjyq ndaj Nanos, proces që e ka fituar dhe përmbarimi ka bllokuar pronën, duke mos e lejuar që të vijoj shitja. Më pas Nano ka angazhuar lidhjet e tij shoqërore duke kërcënuar avokatin që të tërhiqet nga përqindja që duhet të merrte.

Mëngjesi dhe Nano u takuan një muaj më parë për tu sqaruar, mirëpo nuk ranë dakord, pasi avokati ka ritheksuar se ka një kontratë që 58-vjeçari duhet ta zbatojë. Si rrjedhojë i gjendur në këtë situatë dyshohet se Dritan Nano ka angazhuar të afërmit e tij Dorian Alia, Drivald Alia dhe Elton Kasaj dhe Romario Tabakun dhe ka organizuar sulmin barbar ndaj avokatit Mëngjesi.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese