Kryebashkiaku i Tiranës ka mbërritur paraditen e sotme në Gjykatën Administrative, në seancën e radhës gjyqësore që mbahet mes Erion Veliaj dhe prokurorit të Posaçëm, Olsi Dado.
Seanca e mëparshme u shty për t’u dhënë kohë palëve të shqyrtojnë kërkesën e shoqatës “Asociacioni Kombëtar i Medias dhe Drejtësisë”, e cila ka kërkuar të përfshihet si palë në proces.
Shoqata i është drejtuar Gjykatës Administrative me një padi, përmes së cilës kërkon shpalljen të pavlefshëm të dekretit të vitit 2008 për emërimin e Ols Dados si prokuror.
Nga ana tjetër, Veliaj kërkon anulimin e dekretit presidencial me të cilin Ols Dado u emërua prokuror në vitin 2008, duke argumentuar se në momentin e emërimit ai nuk kishte përfunduar Shkollën e Magjistraturës.
