Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

“E mësoi vdekjen e të birit në sallën operative”, gazetari jep detaje: Babai i Novruz Cenaliajt ka vrarë një person në Has

Shkruar nga Newsbomb
“E mësoi vdekjen e të birit në sallën
Viktima, Novruz Cenaliaj

Gazetari Artan Hoxha ka dhënë detaje të reja në lidhje me ngjarjen e rëndë të shënuar në Fier, ku u vra efektivi i Shqiponjave Novruz Cenalia.

Ai u qëllua me disa plumba nga Azgan Mercini 23 vjeç, teksa mbante të veshur uniformën e policisë dhe po shkonte të merrte turnin.

Gazetari tregon se babai i Novruz Cenalia, është polic dhe se lajmin për vdekjen e të birit e ka marrë në sallën operative. Hoxha po ashtu është shprehur se babai i 28-vjeçarit, vite më parë, kur punonte në Komisariatin e Hasit ka vrarë një person në kushtet e vetëmbrojtjes.

Në sallë operative ka qenë babai i vet, është polic. Informacioni paraprak është dhënë në sallë operative, imagjinoni çfarë kaosi është krijuar. Babai i vetë ka qenë polic i Komisariatit të Hasit dhe për vetëmbrojtje ka vrarë një person në Has. Vazhdonte të ishte në radarët e policisë. Për t’i ikur asaj hasmërie ka zbritur në atë fshat. Pista e parë shkova te kjo, por Mernica janë të dëgjuar në Fier dhe mosha e tij është i ri”, tregon Hoxha për  “Top Talk” në Top Channel.

Më herët u tha se ngjarja ka ndodhur për hakmarrje, por më pas kjo pistë u hodh poshtë duke thënë se ngjarja kishte ndodhur pas një konflikti të çastit.

Efektivi 28-vjeçar është qëlluar disa herë më armë zjarri nga Azgan Mernica, duke humbur jetën në vendngjarje.

Pasi qëlloi për vdekje 28-vjeçarin, Azgan Mernica 23 vjeç është larguar nga vendi i ngjarjes. Një operacion i gjerë është shtrirë në të gjithë fshatrat pranë Baltëzës, në hyrje/daljet e Fierit dhe ato të qyteteve të tjera fqinje. Më herët, neësbomb.al ka publikuar foto nga kontrollet në hyrje të Vlorës, pasi sipas dëshmitarëve autori është larguar me një "Audi" ngjyrë blu.

Sakaq policia ka kryer kontrolle dhe në shtëpinë e autorit dhe kanë shoqëruar në komisariat prindërit e 23-vjeçarit.

Policia e Shtetit ka vënë në dispozicion 30.000 euro për çdo informacion të vlefshëm që do të çojë në lokalizimin e Azgan Mernicës. Kushdo që ka informacion të telefonojë në numrin pa pagesë 112, pasi Policia e Shtetit ju garanton anonimatin.

Ndërkohë, në një prononcim për mediat nga vendi i ngjarjes drejtori i Policisë së Fierit, Lenc Panganika është shprehur se ligji do të jetë shumë i ashpër për 23 vjeçarin që ka ngritur dorë mbi një punonjës të Policisë së Shtetit. Ai i ka bërë thirrje familjarëve dhe vetë autorit që të dorëzohet.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese