Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dorina Hoxha kërkon të bëhet anëtare e Këshillit të Lartë Gjyqësor, Rektori Artan Hoxha e pezullon nga detyra dhe bën Dekan Skënder Kaçupin (URDHRI)

Shkruar nga Newsbomb
Dorina Hoxha kërkon të bëhet anëtare e Këshillit
Profesoret Artan Hoxha dhe Dorina Hoxha

Profesoresha Dorina Hoxha është pezulluar nga detyra si Dekane e Fakultetit të Drejtësisë, me një urdhër që po konsiderohet si i paprecedentë, i cili mban datën 20 Maj dhe është firmosur nga Rektori Artan Hoxha.

Në të thuhet se duke qenë se Dorina Hoxha ka shprehur interesin për të kandiduar për postin e anëtares së Këshillit të Lartë Gjyqësor, ajo pezullohet nga detyra dhe të gjitha kompetencat i kanë kaluar profesor Skënder Kaçupit.

Rasti ka ngritur dyshime mbi një precedent të rrezikshëm që vë në pikëpyetje autonominë universitare, sepse universiteti nuk mund të funksionojë si pronë private e rektorit.

"Pezullimi është arbitrar, i pambështetur ligjërisht, sepse mund të ndodhë vetëm kur arrestohet dekani apo procedohet penalisht", shkruan llogaria e njohur në rrjetet sociale "Lolita", e cila ka siguruar dhe urdhrin e Artan Hoxhës.

Shqetësim ka krijuar dhe fakti se në vend që kompetencat t'i merrte zëvendësdekani i Fakultetit të Drejtësisë, ajo i janë deleguar një profesori të nderuar, por që për shkak të moshës nuk mund të ushtrojë një detyrë "part-time".

Dorina Hoxha kërkon të bëhet anëtare e Këshillit
Urdhri me firmen e Rektorit Artan Hoxha

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese