Hapësire reklamuese

Aktualitet

Dhunohet avokati i Sali Berishës, persona të panjohur e godasin me leva në “ish-Bllok”

Shkruar nga Newsbomb
Dhunohet avokati i Sali Berishës, persona të panjohur e godasin me
Motomontazh/ Dy avokatet e Sali Berishes

Një ngjarje e paprecedentë është shënuar në Tiranë, ku është goditur me grushte dhe leva në zonën e ish-Bllokut, një nga avokatët e Sali Berishës.

Bëhet me dije se persona të panjohur kanë goditur avokatin e Berishës, konkretisht Sokol Mëngjesi. Mëngjesi ndodhet në spital ku po merr dhe kujdesin e duhur mjekësor.

Dhunohet avokati i Sali Berishës, persona të panjohur e godasin me
Avokati Sokol Mëngjesi

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njofton policia.

 

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese