Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Avokati çoi djalin në kopsht, kur u kthye autorë i zunë pritë dhe e dhunuan barbarisht

Shkruar nga Newsbomb
Avokati çoi djalin në kopsht, kur u kthye autorë i zunë
Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku u dhuna avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Bëhet me dije se avokati ka dalë në mëngjes për të dërguar djalin në shkollë, por kur është kthyer tre autorët, të pamaskuar i kanë bërë pritë dhe e kanë dhunuar barbarisht.

Mëngjesi është dhunuar barbarisht me grushta dhe leva, te persona të cilët nuk janë identifikuar ende.

Policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në zonë për të bërë të mundur identifikimin e autorëve.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese