Hapësire reklamuese

Çështjet kryesore

Aktualitet

Detaje të reja/ Avokati i Berishës u godit me leva nga tre persona

Shkruar nga Newsbomb
Detaje të reja/ Avokati i Berishës u godit me leva nga tre persona
Avokati Sokol Mëngjesi

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja që u shënua mëngjesin e sotëm në zonën e ish-Bllokut, ku u dhunua avokati i ish-kryeministrit Sali Berisha, Sokol Mëngjesi.

Policia njoftoi se ngjarja ka ndodhur rreth orës 08:50, ku persona të paidentifikuar kanë goditur dhe dhunuar me leva avokatin Mëngjesi.

Burime për media bëjnë me dije se kanë qenë tre persona që kanë dhunuar avokatin, i cili tashmë ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes dhe ka sekuestruar pamjet nga kamerat e sigurisë, teksa po punohet për identifikimin e autorëve.

“Sot, rreth orës 08:50, në zonën e ish-Bllokut në Tiranë, persona ende të paidentifikuar kanë goditur shtetasin S. M., me profesion avokat.

I dëmtuari është dërguar menjëherë në spital për dhënien e ndihmës mjekësore dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Gjendja e tij shëndetësore është e stabilizuar. Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë dhe strukturat e Policisë së Shtetit janë angazhuar për identifikimin dhe kapjen e autorëve”, njoftoi policia më herët.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese