
Kreu i Shoqatës së Avokatëve, Saimir Vishaj ka dënuar dhunën barbare ndaj avokatit Sokol Mëngjesi.
Ai tha se dhuna ndaj avokatit s’ka të bëjë me politikën, por që ai është sulmuar për shkak të punës dhe çështjeve që ka në shqyrtim.
Vishaj tha se të gjithë duhet të lutemi që avokati të dalë nga koma, pasi gjendja e Mëngjesit vijon të jetë e rëndë.
“Ajo që në na shqetëson sot është vënia dorë ndaj njerëzve të drejtësisë, sidomos avokatëve, pasi kemi në çdo javë një avokat të dhunuar. Avokati ofron shërbim dhe nuk është kjo zgjidhje për të vrarë, Kjo nuk është rrahje e thjeshtë, por është një tentativë vrasjeje. Ngjarja nuk ka motive politike, as majtas as djathtas, por ngjarja është për shkak të detyrës . I lutemi Zotit të dalë nga koma. Autorët kanë dashur të vrasin një nga avokatët më të mirë që ka sistemi i drejtësisë.”, tha ai.