Hapësire reklamuese

Aktualitet

Debate të ashpra Dumani-Bazaj në KLP: Ne jemi kthyer punëtorë krahu! Ti nuk duhet të dyshosh kurrë në integritetin tonë (DIALOGU)

Shkruar nga Newsbomb
Debate të ashpra Dumani-Bazaj në KLP: Ne jemi kthyer
Altin Dumani, kreu i SPAK

Debate të ashpra janë zhvilluar në mbledhjen e Këshillit të Lartë të Prokurorisë mes Tartar Bazaj, anëtar i KLP dhe kreut të SPAK Altin Dumani, lidhur me integritetin e prokurorëve dhe punonjësve që kryejnë detyrat hetimore.

Ndër të tjera, Dumani theksoi se duhet zgjatur mandati i prokurorëve të Strukturës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Pikërisht kjo kërkesë e tij u shndërrua në çështje të rëndësishme duke nisur dhe debati me anëtarin e KLP-së, Tartar Bazajn. Ky i fundit deklaroi se një vendim i tillë mund të kthente prokurorët në një rrezik shoqëror, pasi kanë pushtet të pakufizuar.

Megjithatë kreu i SPAK, Dumani ndërhyri menjëherë duke theksuar se janë gjyqtarët e GJKKO-së ata që kanë një mandat të pakufizuar. Duke mos dëgjuar njëri-tjetrin, dy palët flisnin në të njëjtën kohë. Më poshtë gjeni çastin e debatit mes Dumanit dhe Bazajt, ndërsa Arta Mandro që përpiqet të shuajë situatën.

DEBATI :

Mandro: Si e shikoni komunikimin me Këshillin e Lartë të Prokurorisë?

Dumani: Është shumë korrekt. Sa i përket procedit të rekrutimit iu falenderova. Në një kohë të shkurtër arritët me një listë dhe renditje. Ka një paqartësi se ku do të shkojmë. është investuar kaq shumë për ngritjen e tyre profesionale, unë mendoj që janë aset për t'u shfrytëzuar dhe pastaj pas 9 vitesh shkon në një Prokurori të Juridiksionit të Përgjithshëm. Nga përvoja ime, ne nuk e kemi luksin që këto asete t'i çojmë në një vend tjetër. Ne nuk kemi aq shumë burime njerëzore dhe aq prokurorë të kualifikuar saqë të plotësojnë boshllëkun që do të lëmë pas. Do ikin 9 prokurorë njëherësh. Si do mbushet boshllëku? Sepse kemi dhe kritere të veçanta. Ky është mendimi im, nuk jam për një emërim automatik, por të paktën të jepet mundësia që të kandidoj për një mandat të dytë 9-vjeçar. Unë mund të jem i lodhur dhe mos të vazhdoj më, por ka të tjerë që duan. Duhen parë të gjitha gjërat.

Bazaj: Thatë që pak prokurorë janë me integritet, unë ata që njoh kanë integritet.

Dumani: Nuk thashë atë.

Bazaj: Mos ndodh që këta prokurorë që duan mandat, të shkelin të drejtat e njeriut? Po marr krahun e kundërt të kësaj medalje? A paraqet rrezikshmëri shoqërore dikush?

Dumani: Pse gjyqtarët nuk bëhen të rrezikshëm që e kanë pa mandat? Le të bëhet me rivlerësim, nuk thashë automatik. Rrezikshmëria e prokurorëve, si qenka kjo? Prokurori është palë.

Bazaj: A mund të paraqesin rrezikshmëri këta prokurorë se me gjyqtarët nuk janë në të njëjtën pozitë? Nuk diskutojmë...por nësë Altin Dumani do të ishte 70 vjeç, kaq produkt do të jepte? Edhe ndërkombëtarët kështu e kanë parë të arsyeshme. Jeni energjik në punë, unë këtë e di. Ju punoni natë e ditë, unë kam shumë miq atje. Por a mundet që nesër këta persona të bëhen të rrezikshëm për shoqërinë?

Dumani: Tani të gjithë biem dakord se energjitë bien me kalimin e moshës. Altini para 20 vitesh nuk është si sot, por ama bëhesh më profesionist. Nëse kemi hetues të mirë, puna jonë lehtësohet. Prokurori nuk kryen vetë hetime. Ne jemi kthyer në punëtorë krahu. Bëjmë çdo gjë vetë. Patjetër konsumohesh, lodhesh. Rrezikshmërinë nuk e shpjegoj dot, ne jemi më të kontrolluarit. SPAK është ndër më të kontrolluarat. Në çdo vendimmarrje dhe kërkesë, ne kontrollohemi nga gjyqtarët. Na verifikon gjyqtari çdo gjë. Ne kontrollohemi përditë sa i përket integritetit. Na monitoroni. Drejtuesi i SPAK raporton në Kuvend, në Komisionet e Integrimit. ILDKPI na kontroll, pastrimi i parave, komunikimet tona. Ne jemi njerëzit më të kontrolluar, nuk ka si të vijë rreziku.

Bazaj: Nëse do të jeni pjesë e grupit të punës tek Komisioni i Ligjeve, si do e argumentoni këtë pyetje që iu bëra për rrezikshmërinë. Psh. Tarat Bazaj kandidon për deputet në Vlorë, ju i regjistroni procedim për ta penguar...

Dumani: Kjo as ndodh, as nuk duhet ta mendosh. Kjo nuk do të ndodhë kurrë.

Anëtarja e KLP Arta Mandro u përpoq të zbusë debatin mes Dumanit dhe Bazajt duke thënë:

Standartet e ndershmërisë dhe të vlerave tona njerëzore janë standarte që ne i gëzojmë që në fillim të marrjes së detyrës. Ato profesionalet, janë në rritje. Unë sot nuk jam ajo pedagogia e re e djeshme, edhe atëherë kam pasur ndershmëri. Por sot, jam ndoshta jo me ato energji, por me një profesionalizëm më të lartë. Ne nuk presim të bëhemi të rrezikshëm kur plakemi. Përkundrazi kemi mundësi të rrisim nëpërmjet moshës profesionalizmin dhe integritetin tonë”.

Sondazh

Poll

Lexo gjithashtu

Hapësire reklamuese